Misioni ynë
Dedikuar për të ofruar mostra biologjike me kualitet të lartë për qëllime studimi dhe kërkime mjekësore.
Rezervoni takimin tuaj
Nëse dëshironi të kontriuboni në dhënien e materialit biologjik ose doni të dini më shumë rreth punës dhe shërbimeve që Albania Bioconnect ofron, kontaktoni në…
Lini një takim
+355 69 405 6321
Ekspertiza jonë
Specialistë në gjetjen dhe mbledhjen e indeve, serumit dhe plazmës, antitrupave dhe ekzemplarëve klinikë të nevojshëm për të zhvilluar trajtime, metoda testimi dhe pajisje për shpëtimin e jetës.
Pse duhet të na zgjidhni ne?
Ndihmojnë në zgjidhje të reja
Nëpërmjet këtij shërbimi të ri, Albania BioConnect ndihmon kërkuesit dhe studiuesit që nëpërmjet mbledhjes së mostrave biologjike, ata të ofrojnë zgjidhje të reja në mjeksëi për një jetë më të mirë. Bëhu pjesë edhe ti në këtë iniciativë për një jetë më të mirë duke kontribuar. Një ditë të gjithë do të kemi nevojë për shërim. Mos harro, dikush tjeter ka kontribuar që të marrësh zgjidhje për problemet e shëndetit.
Specialistë të zgjedhur
Mbledhja e materialit biologjik, kryhet nga investigatorë (mjekë të specializuar), të trajnuar dhe të pajisur me certifikatë të Praktikave të mira Klinike (Good Clinical Practice GCP). Investigatori sigurohet që protokolli i mbledhjes së materialit biologjik, ruajtjes së anonimatit të pacientit dhe kujdesit ndaj pacientit të jetë maksimal.





Partneri juaj në mbledhjen e Biospecimenteve dhe klient kontraktues për shërbimet kërkimore.
Albania BioConnect është I specializuar në mbledhjen e specimenteve biologjike njerëzore me një cilësi të lartë duke I shtuar ndihmën e shërbimit cilësor. Ne I shërbejmë kientëve globalë duke mbledhur dhe procesuar një rang të gjërë të mostrave biologjike me sëmundje dhe ato të kontrolluara si të shëndetshëm të bashkëshoqëruara me informacion të shënuar.
Kuadri etik, rregullator dhe ligjor
Ashtu si me mostrat tona të arkivuara të indeve njerzore, koleksionet tona me porosi i përmbahen udhëzimeve etike të mëposhtme:
Protokollet e miratuara të mbledhjes së mostrave dhe vendet e regjistruara.
Formularët e miratuar për dhënien e pëlqimit të pacientit.
Formularët e autorizimit të ankesës.
Mbrojtja e privatësisë përfshin caktimin e identifikuesve unik të pacientit të çidentifikuar dhe anonimizuar - as Albania BioConnect dhe as përdoruesi përfundimtar nuk do të marrin ndonjëherë informacione të mbrojtura shëndetësore të donatorit
Studimet e grumbullimit nuk ndërhyjnë kurrë në kujdesin ndaj pacientit.
Ndërmerrni një hap përpara sëmundjeve
Mos prisni që sëmundja t’iu gjejë ju. Parapriji zhvillimit të shëndetësisë. Bëhuni pjesë duke dhënë ndihmën tuaj në këtë proces kërkim-shpëtimi. Duke dhënë material biologjik mund të ndihmoni avancimin e mjekësisë dhe teknologjisë mjekësore për një jetë më të mirë. Sot ti ndihmon që dikush tjetër të shërohet, nesër është rradha jote të marrësh zgjidhjen për problemet shëndetësore.
Adresa
Rruga Dhimiter Denasi, Lagjia 18, Nr7 Korçë-Albania
Na Telefononi
+355 69 405 6321
Dërgoni Email
albaniabioconnect@gmail.com
Çfarë bëjmë ne?
Shërbimet tona lehtësojnë kërkimin tuaj në një mënyrë efikase dhe efektive. Vetëm 1-2 javë nga të shprehurit e një kërkese deri në lançimin e një koleksioni të ri të mundshëm.
