Ndihmojmë kërkuesit në testimet e Patogjenëve


Albania BioConnect ndihmon kërkuesit e ndryshëm nëpër botë për të zhvilluar kërkimet e ndryshme në gjetjen e patogjenëve, të cilët janë shkaktarët në sëmundjet e njeriut. Patogjenët janë organizma mikroskopikë që shkaktojnë ose kanë potencialin të shkaktojnë sëmundje. Lloje të ndryshme të patogjenëve përfshijnë bakteret, viruset, protistët (si psh ameba, plazmodiumi, etj.), fungi, krimbat parazitarë (si psh krimbat e sheshtë dhe krimbat e rrumbullakët) dhe prionet. Ndërsa këta patogjenë shkaktojnë një shumëllojshmëri sëmundjesh duke filluar nga të voglat deri te kërcënueset për jetën. Ato shkaktojnë probleme vetëm kur kolonizojnë vendet në trup që zakonisht duhet të jenë pa mikrobe ose kur sistemi imunitar është i kompromentuar. Përkundrazi, organizmat vërtetë patogjenë kanë një qëllim të vetëm: të mbijetojnë dhe të shumohen me çdo kusht. Patogjenët përshtaten posaçërisht për të infektuar një trup bujtës, për të anashkaluar përgjigjet imune të bujtësit, për t’u riprodhuar brenda tij dhe për t’u larguar prej tij që të transmetohet te një bujtës tjetër.